Shkëndija me disa sfida të vështira

Futboll

Shkëndija me disa sfida të vështira

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Pamje nga përgatitjet

Shkëndija nga Tetova po zhvillojnë përgatitjet përfundimtare për fillimin e gjysmësezonit pranveror, ndërsa vetëm muaji shkurt sjell pesë përballje shumë të rëndësishme. Shkëndija nis më 14 shkurt me Vardarin për të vazhduar me transfertat me Shkupin dhe Vardarin në Kupë, si dhe sfidat si vendas me Akademia Pandevin dhe Pobedën.

Pas rikthimit nga Antalia të dielën, futbollistët janë lënë të lirë për tre ditë, ndërsa nga e enjtja vazhdojnë me seanca stërvitore për të tempuar formën për sfidën e parë zyrtare të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat