Mirabelli: Shpresoj që Gatusso ta drejtojë Milanin edhe për 10 vite të tjera

Futboll

Mirabelli: Shpresoj që Gatusso ta drejtojë Milanin edhe për 10 vite të tjera

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:14
Mirabelli: Shpresoj që Gatusso ta drejtojë Milanin edhe për 10 vite të tjera

Pas disa kohësh larg mediave, është rikthyer të flasë për Milanin dhe projektet kuqezi. I intervistuar nga “Milannews”, drejtori sportiv u ka dhënë përgjigje pyetjeve mbi Gatusson, lojtarët, madje edhe mbi merkaton e verës 2018, të cilën “Djalli” e ka nisur që në fillim të javës, kur siguroi kroatin Striniç me parametër zero për sezonin e ardhshëm.
Drejtor, Milani po rimerr veten. Cili është komenti juaj?
Nuk është momenti për pendesa për aq sa ndodhi në fillim të sezonit. Mund të them se kemi humbur kohë, por, për fat, kemi ende shanse për të rikuperuar.
Me sa duket, kura Gatuzo po funksionon mirë apo jo?

Më pëlqen gjithçka që Rino ka sjellë. Punon shumë dhe ka aftësi brilante komunikimi, shpresoj të qëndrojë te Milani për dhjetë vite. Për shumëkënd mund të ishte një bast, ne e morëm sepse kishim besim.

Sipas jush, përse po has Milani kaq shumë vështirësi përpara portës?

Shënojmë pak, por jemi ndër skuadrat që godet më shumë drejt kuadratit. Andre Silva është disi mbrapa më pritshmëritë, Kaliniç po merr veten, ndërsa Kutrone është një surprizë e bukur që nuk duhet ngarkuar më shumë përgjegjësi.

Mendoni se u nxituat në sulm duke pasur në shtëpi Cutronen?

Ia njihnim vlerën, por askush nuk priste të bënte kaq shumë. Ka reaguar si duhet sa herë është kërkuar kontributi i tij. Rino di të marrë më të mirën nga secili dhe, duke pasur parasysh që do të luajmë çdo tri ditë, nuk mund të luajmë gjithnjë me të njëjtët.

Ndërkohë, keni nisur merkaton e 2018-ës me afrimin e Striniçit…
Mbajmë nën vëzhgim të gjitha profilet dhe mundësitë që mund t’i duhen Milanit. Mundësitë e merkatos duhet të jesh i zoti t’i shfrytë- zosh.

Çfarë note mund t’i vini Milanit deri më tani?

"Në klub po punohet ende 360 gradë dhe është ende herët për të bërë vlerësime. Në organikë kemi shumë të rinj dhe mosha mesatare është shumë e ulët. Kemi hedhur themele solide me shumë italianë, por duam të rritemi më shumë. Dua të shoh entuziazmin e fillimit të sezonit.

Calabria dhe Suso janë shembulli i këtyre që thoni?

"Po, dhe nuk janë të vetmit. Edhe Calhanoglunë e masakruan ndërkohë që së fundmi po tregon disa nga cilësitë e tij. Andre Silva është disi prapa siç thashë, por të gjithë jemi të bindur se kemi në duar bomberin e së ardhmes, ndaj le t’i japim edhe pak kohë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat