Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf - Bota Sot
Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Milan

Një tjetër njohje e vjetër e futbollit italian është bërë gati për të zbarkuar në Spanjë. Pasi ka njoftuar në ditët e kaluara emërimin e ish-yllit të Milan, Clarence Seedorf, në rolin e trajnerit të ri të skuadrës, Deportivo La Coruna ka komunikuar sot zyrtarisht se Sulley Muntari, që në të kaluarën ka veshur në Itali fanellat e Udinese, Inter, Milan dhe Pescara, do të nisë stërvitjen me klubin spanjoll, në kuadër të një federimi të mundshëm me skuadrën e drejtuar nga ish-trajneri i Milan.

Në kuotën e 33 viteve, karriera e Muntari mund të rinisë nga Liga spanjolle. Pas 13 sezoneve në Serie A, i fundit ai i kaluar me skuadrën e Pescara, dy në Angli me Porsmouth dhe Sunderland dhe një në Arabinë Saudite me Al-Ittihad, mesfushori ganez do të mbërrijë mbrëmjen e vonë të së enjtes në La Coruna, ndërsa të premten do të jetë menjëherë nën urdhërat e mikut të tij të vjetër Seedorf, me të cilin ka luajtur gjashtë muaj bashkë te Milan nga janari deri në qershor 2012. Objektivi përfundimtar është shpëtimi i Deportivos nga rënia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test