Barcelona në finale të Copa del Rey, Coutinho ia bëri sefte

Futboll

Barcelona në finale të Copa del Rey, Coutinho ia bëri sefte

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:26
Barcelona

Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit, ku po e pret Sevilla.

Barcelona e ka mposhtur Valencian edhe në sfidën e dytë për t’u kualifikuar në finale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 3-0

Dy golat për fitoren 2-0 të sotme në Camp Nou, i shënuan Philippe Coutinho 50’të, goli i parë me fanellën e Barcelonës, si dhe mesfushori Ivan Rakitic 82’ – të dy golat u asistuan nga Luis Suarez.

Barca në finale të Copa del Rey do të përballet me Sevillan, që eliminoi Leganesin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat