Coutinho, pasi e shënoi golin e parë për Barcelonën - Bota Sot
Coutinho, pasi e shënoi golin e parë për Barcelonën

Futboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Coutinho, pasi e shënoi golin e parë për Barcelonën

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:54
Coutinho

Coutinho është i lumtur që shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës.

I transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro në afatin kalimtar të janarit, Philippe Coutinho, ka realizuar golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Braziliani realizoi në minutën e 50’të kundër Valencias në Kupën e Mbretit, pak minuta pasi hyri në lojë, në fillim të pjesës së dytë, teksa golin për 2-0 e realizoi Ivan Rakitic.

“Jam shumë i lumtur. Kam vetëm një muaj këtu dhe tashmë do të shijoj një finale” u shpreh braziliani.

“Kam kërkuar për golin, por më e rëndësishmja është se fitoi ekipi”.

Barça në finale të Copa del Rey do të përballet me Sevillan, që eliminoi Leganesin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test