Edhe një humbje e Berishës në Australi

Futboll

Edhe një humbje e Berishës në Australi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Besart Berisha

Ylli nga Kosova, Besart Berisha, me ekipin e tij Melbourne Victory nuk iu shkoi ashtu si planifikuan në tri javët e fundit, duke pësuar po aq humbje dhe kanë përkeqësuar edhe bilancin në renditje. Melbourne Victory para shikuesve të vet pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Brisbane Roar, në ndeshjen e javës së 20 të kampionatit australian. Berisha u paraqit titullar deri në minutën e 73-të, por i dëshpëruar u largua nga fusha, pasi që nuk e ndalën të paktën një pikë. Për Melbourne Victory realizoi: Troisi (83’) dhe për Brisbanen: Macarrone (7’) e Holman (28’). Melbourne Victory është në vend të pestë me 26 pikë, ka katër me shumë se Brisbane, që gjendet një pozitë me poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat