Roma blindon Florenzin

Futboll

Roma blindon Florenzin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Alessandro Florenzi

Mbrojtësi italian pritet të vazhdojë kontratën me Romën.

Roma do që ta mbajë për një kohë të gjatë në skuadër Alessandro Florenzin.

Drejtuesit e klubit verdhekuq kanë nisur bisedimet me futbollistin për vazhdimin e kontratës që i skadon në qershor të 2019 dhe nga e cila futbollisti përfiton 2 milionë euro plus bonuset.

26-vjeçari konsiderohet si kapiteni i ri i verdhekuqëve, i cili pas rikuperimit nga lëndimi në gju është kthyer në një nga lojtarët kyç të ekipit.

Te Roma kërkojnë ta sigurojnë për një kohë të gjatë lojtarin, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë prej 3.5 milionë eurosh në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat