Zidane thotë se Ronaldo është më i motivuar se kurrë më parë

Futboll

Zidane thotë se Ronaldo është më i motivuar se kurrë më parë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:46
Cristiano Ronaldo

Edhe pse një shifër prej 20 golave në total kur ka kaluar vetëm gjysma e sezonit aktual nuk është aspak e keqe, për Cristiano Ronaldon natyrisht është një rënie në numrin e tij të zakonshëm të golave, gjë që ka bërë që ai të kritikohet.

Megjithatë, Zinedine Zidane beson se kjo vetëm sa do ta bëjë numrin 7 të Real Madridit më të përkushtuar për të dëshmuar se ende është lojtar elitar.

“Mbase për shkak të kësaj [mungesës së golave], ai është më i motivuar më shumë se kurrë më parë dhe i etur për të treguar se çfarë mund të bëjë”, ka thënë trajneri i Real Madridit sot gjatë një konference për media.

“Ai gjithmonë e ka dëshmuar veten dhe është treguar në ndeshjet e mëdha”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat