Reagon Conte: S’e kam ndërmend të largohem nga Chelsea - Bota Sot
Reagon Conte: S’e kam ndërmend të largohem nga Chelsea

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Reagon Conte: S’e kam ndërmend të largohem nga Chelsea

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:50
Antonio Conte

Antonio Conte ka siguruar se nuk është duke menduar për asnjë moment ta braktisë Chelsea, si dhe i ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin.

Humbjet e thella ndaj Bournemouthit dhe Watfordit njëpasnjëshme nxiten spekulimet se Chelsea është duke e kërkuar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, për ta zëvendësuar Conten.

Por, trajneri italian e ka bërë të qartë se kurrë nuk do ta braktiste Chelsean me dëshirën e vet.

“Nuk jam duke menduar për asnjë moment largimin nga ky klub”, ka thënë Conte sot në një konferencë për media.

“Përkushtimi im dhe lojtarëve është plotësisht ndaj këtij klubi”, ka shtuar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test