“Di Maria apo Mbappe? Nuk mund të them kush do të luajë kundër Madridit” - Bota Sot
“Di Maria apo Mbappe? Nuk mund të them kush do të luajë kundër Madridit”

Futboll

E martë, 23 tetor 2018

“Di Maria apo Mbappe? Nuk mund të them kush do të luajë kundër Madridit”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Unai Emery

Di Maria apo Mbappe, kjo është dilema e Unai Emery për ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve po afron dhe në javën e parë e gjithë vëmendja është e te ndeshja që cilësohet finale para finales, Real Madrid – PSG.

Festa ka mbaruar për Neymarin, lojtari është kthyer në stërvitje pas kënaqësisë me familjarë e shoqëri për 26 vjetorin e lindjes.

Ai prite të luajë nesër kundër Toulouse, ndërsa është i padiskutueshëm për ndeshjen në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit.

Kylian Mbappe dhe Di Maria – kjo është dilema e Unai Emery megjithëse francezi është në përparësi, pavarësisht formës fantastike të argjentinasit në vitin 2018 ku ka realizuar nëntë gola dhe ka dhënë më shumë se pesë asiste për gol.

“Neymar është stërvitur mirë. Ai është kthyer me dëshirën për t’u stërvitur dhe për të luajtur nesër, që është ndeshja më e rëndësishme para Championsit”, tha Emery.

“Nuk mund të them kush do të luajë të mërkurën. Sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nga sot e deri të mërkurën. Është e qartë se tashmë e kam në kokë një 11’she, por fillimisht jemi të përqendruar te sfida e nesërme”, u shpreh Emery.

“Di Maria është lojtar i rëndësishëm dhe ajo që po bën është lajm i mirë për ne. Vendimi për të qëndruar ishte shumë i rëndësishëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test