Emocione e spektakël për mbamendje, BBF kampione e Miros Ligës Total Ferizaj

Futboll

Emocione e spektakël për mbamendje, BBF kampione e Miros Ligës Total Ferizaj

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:02
Emocione e spektakël për mbamendje, BBF kampione e Miros Ligës Total

U mbajt finalja e sezonit të 6-të të Miros Liga Total Ferizaj, ligë kjo që mbahet në Qendrën sportive “Kampioni” në komunën e Ferizajt dhe mbledhë lojtarët më të mirë të Kosovës e më gjerë. Këtë sezon funksionuan dy liga me nga 16 skuadrat të ndara në Superligë dhe në Ligë të Parë.

Sezoni i gjatë dhe interesant solli shumë interes për publikun dhe kjo u kurorëzua me finalen mes Mercedes Benz dhe BBF Company, ku këta të fundit fituan me rezultat 0:3, këtë finale me dy gola e Erkan Seferit nga Maqedonia dhe një të Albion Pirajt.

Këtë sezon luajtën yje të shumë të futsallit dhe futbollit profesionist si Narcis Alibegu, Kemajl Gashi, Halim Selmanaj, Mentor Mejzini, Shqiprim Kelmendi, Ramadan Alaj, Erkan Seferi, Getart Hyseni, Agon Ramadani, Besnik Ukzmajli, Sherif Topalli, Betim Hashimusa etj.

Mysafir të natës së madhe ishin edhe ish futbollist e trajner: Suad Keçi, Enver Halili, Qerim Shqiri - Rusi, zyrtarë të policisë së Kosovës, zyrtar të komunës si dhe shumë të tjerë dhe shumë surpriza.

Organizatorët e ligës shprehen të kënaqur me këtë sezon dhe premtojnë edhe më shumë risi e përkushtim për sezonin e radhës. Emocione e spektakël për mbamendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat