Juventusi fiton me shumë vështirësi, rrëmben kreun në Serie A

Futboll

Juventusi fiton me shumë vështirësi, rrëmben kreun në Serie A

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:47
Juventus

Juventusi e ka mposhtur 2-0 Fiorentinan në udhëtim.

Juventusi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 24 në Serie A, duke e mposhtur me shumë vështirësi Fiorentinan në udhëtim, 0-2.

Golin e epërsisë e realizoi i transferuari gjatë verës, Federico Bernardeschi, në minutën e 56-të. Kurse Gonzalo Higuain shënoi për 0-2 në minutën e 86’të, pas disa sulmeve të vazhdueshme të vendasve që rrezikuan seriozisht përgjatë 90 minutave portën e Giggi Buffon.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se Napoli, që të shtunën përballet me Lazion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat