Derbi i Londrës i takon Tottenhamit

Futboll

Derbi i Londrës i takon Tottenhamit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Pamje nga ndeshja

Tottenhami e ka mposhtur 1-0 Arsenalin në “Wembley”.

Tottenham ka marrë pikët e plota në derbin e Londrës kundër Arsenalit, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Embley”.

Pavarësisht rasteve të shumta përgjatë 90 minutave, u shënua vetëm një gol. Sulmuesi në top formë, Harry Kane, ishte ai që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 49’.

Me këtë fitore, Tottenhami ka rrëmbyer pozitën e tretë me 52 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 45 pikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat