Duket se Pogba mezi mbajti lotët pas zëvendësimit ndaj Newcastles, Mourinho tregon pse e largoi

Futboll

Duket se Pogba mezi mbajti lotët pas zëvendësimit ndaj Newcastles, Mourinho tregon pse e largoi

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 23:27
24-vjeçari i cili nuk tregoi diçka nga aftësitë e tij u zëvendësua në minutën e 66-të dhe në vend të tij u fut veterani Michael Carrick.

Paul Pogba u zëvendësua edhe një herë nga Jose Mourinho, këtë herë në ndeshjen ndaj Newcastle në stadiumin St James’ Park.

24-vjeçari i cili nuk tregoi diçka nga aftësitë e tij u zëvendësua në minutën e 66-të dhe në vend të tij u fut veterani Michael Carrick.

Francezi u ul në bankën rezervë dhe fytyra e tij thoshte gjithçka për atë në të cilën ai po kalon, dukej se mezi mbante lotët nga inati dhe dëshpërimi.

Image
Pogba në momentin e zëvendësimit (Foto: Sky Sports)

E gjitha kjo në fund u komentua nga tifozët në rrjetet sociale, një pjesë e tyre e përkrahnin vendimin e Special Ones për ta zëvendësuar pasi Pogba nuk po tregon asgjë në fushë në ndeshjet e fundit. Por, pjesa e tjetër mendonin se ai duhet të qëndrojë në fushë pasi atij i duhet vetëm pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Newcastles dhe tani Man Utd është 16 pikë nga Manchester City që renditet në vendin e parë.

Në fund të ndeshjes zëvendësimi i Pogbas u shpjegua nga Mourinho, që në fillim u dyshua se lojtari u lëndua, por që kjo u hodh poshtë pastaj nga portugezi.

Image
Mourinho në intervistën pas ndeshjes ndaj Newcastles (Foto: Sky Sport)

“S’ka probleme. Doja një qasje tjetër ndaj një ekipi që po mbrohej në një mënyrë kompakte. Doja ta provoja thjeshtësinë e Carrick, sepse ai bën gjithçka thjesht dhe e afron Sanchezin më afër Lukakut, si sulmues të dytë, aty ku mund të fitonim ndeshjen”, ka thënë Mourinho duke shpjeguar se zëvendësimi i Pogbas ishte taktik.

Francezi u ble në verën e 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat