“Nuk do të festoj nëse i shënoj gol Juventusit”

Futboll

“Nuk do të festoj nëse i shënoj gol Juventusit”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:36
Llorente

Llorente thotë se nuk do të festojë të martën në Torino nëse i shënon gol Juves me fanellën e Tottenhamit.

Dy vitet e kaluara me fanellën e Juventusit do të mbeten gjithmonë në kujtesën e Fernando Llorentes, andaj spanjolli nuk do të festojë në “Juventus Stadium” nëse i shënon gol Zonjës së Vjetër.

Juventusi dhe Tottenhami do të përballen në Torino të martën në kuadër të 1/16 të Champions League, sfida e kthimit zhvillohet pas tri javësh.

“Ishin dy vite të mrekullueshme, e kam veshur fanellën e ekipit më të mirë në Itali”, u shpreh Llorente.

“Juventusi është ende në zemrën time, kam ende kujtime që më lidhin me atë qytet. Tifozë të Juves, do të jem tani me një tjetër fanellën, por ju dua dhe mezi pres të ju shoh përsëri”.

“Nuk do të festoj nëse shënoj gol për shkak të respektit që kam. Mendoj se ndeshja është 50-50”, shtoi mes tjerash sulmuesi spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat