Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Futboll

Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:42
David De Gea është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi

Trajneri i Manchester United ka përjashtuar shitjen e portierit David De Gea te Real Madridi, duke deklaruar se një marrëveshje e tillë nuk ka asnjë kuptim.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te kampionët evropianë dhe spanjollë.

Një marrëveshje në gusht të vitit 2015 ishte shumë afër, por dështoi në orën e fundit shkaku i faksit.

Megjithatë, fjalët që e lidhin me Realin nuk janë ndalur asnjëherë dhe këtë vit veçse janë shtuar.

Trajneri i Unitedit, Mourinho ka reaguar ndaj këtyre fjalëve duke e përjashtuar shitjen e De Geas, pasi sipas tij nuk do të kishte sens.

“A mendoni se një klub që po përpiqet të tërheqë lojtarët më të mirë është një klub që është i hapur për të shitur lojtarët e tyre më të mirë?”, ka thënë Mourinho  për PA Sport kur u pyet për interesin potencial të Madridit në De Gean.

“Kjo nuk ka kuptim. Nëse doni të shkoni në atë nivel, ne duhet të tërheqim lojtarët më të mirë siç kemi bërë me Alexis, [Nemanja] Matic, [Paul] Pogba dhe kështu me radhë, dhe mos lejoni lojtarët tanë më të mirë të shkojnë”, përfundoi portugezi.

Marrëveshja aktuale e De Geas në Old Trafford shkon deri në qershor të vitit 2019 me klubin që thuhet se po punon për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat