Te Shkëndija optimizëm para sfidës me Vardarin - Bota Sot
Te Shkëndija optimizëm para sfidës me Vardarin

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Te Shkëndija optimizëm para sfidës me Vardarin

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:23
Hasani e Osmani

Shkëndija nga Tetova është e gatshme dhe me optimizëm presin përballjen e parë zyrtare të vitit 2018, në kuadër të javës së 19-të të LPFM-së në Tetovë, ku përballen me Vardarin. Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani reflektuan optimizëm në luftën për titujt e kampionit. Optimizmi bazohet në punën që është bërë gjatë kësaj periudhe, potencialin e ekipit, formën që ka treguar skuadra në ndeshjet kontrolluese dhe atmosferën pozitive që pritet të bart ekipin drejt sukseseve të reja të cilat do të trasojnë rrugën drejt titullit të kampionit. Shkëndija kryeson renditjen me 46 pikë, ka 8 më shumë se Vardari.

“Përgatitjet cilësore dhe epërsia në pikë na jep shpresë për të besuar se titulli do të jetë i Shkëndijës. Fati apo fatkeqësia jonë ishte që ndeshjen e parë ta luajmë me Vardarin dhe ne do dalim të japim më të mirën për të fituar ndeshjen“, u shpreh Osmani. Ndërkohë për futbollistin Hasani me rëndësi është që brenda grupit të futbollistëve të ruhet qetësia dhe harmonia, pasi kjo skuadër ka dëshmuar se pa eufori është e gatshme për rezultate të mëdha.

“Favorit nuk kemi qenë vitet e kaluara kur dihen shumë rrethana që na kanë përcjellur. Favorit jemi këtë vit dhe ne do dalim ta dëshmojmë këtë në fushë si që e kemi bërë deri tani këtë sezon. Ndeshja e parë është si krejt tjerat dhe ne pa eufori hyjmë të bëjmë punën tonë që është fitorja“, tha kapiteni Hasani.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm Osmani dhe Hasani kanë potencuar se mbështetja nga publiku do të jetë e rëndësisë kapitale në çdo sfidë pranverore dhe për këtë arsye presin përkrahje që nga takimi i parë me Vardarin që do të zhvillohet të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00. Ndërkaq, skuadra tjetër shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, kërkon pikë në Shkup kundër Rabotniçkit, kurse Shkupi në Çair ndeshet me Akademija Pandev. Shkupi aktualisht është në vend të gjashtë me 23 pikë, ka pesë më se shumë se Renova që renditet në pozitën e tetë. Synimi i skuadrave shqiptare është që të dalin me rezultate pozitive në hapje të pranverës, megjithatë e tërë vëmendja është në stadiumin e Tetovës.

Liga e Maqedonisë, java e 19-të

E mërkurë

Pobeda-Pelisteri 14.00

Rabotniçki-Renova       14.00

Shkëndija-Vardari        14.00

Shkupi-Akademija Pandev    14.00

Sileks-Skopje       14.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test