Zidane: Luan Reali ndaj PSG-së, jo Ronaldo kundër Neymarit

Futboll

Zidane: Luan Reali ndaj PSG-së, jo Ronaldo kundër Neymarit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:15
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është në pritje të ndeshjes jetike, që Real Madridi do të luajë nesër (20.45) kundër PSG-së, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions Leagues në futboll. “Unë përpiqem të punoj me atë që më pëlqen shumë, sepse është pasioni im. Unë përpiqem të përcjell shumë gjëra, nuk kam për të provuar asgjë. Unë jam i interesuar të luaj një lojë të mirë dhe jo gjithçka që mund të thuhet për mua, ose për ekipin.  Tani luan Real Madridi kundër PSG-së. Mendoj se do të jetë një lojë e madhe kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që do të na vërë në vështirësi.  Nesër luan Real Madrid-PSG, jo Neymar kundër Ronaldos. Cristiano ka arritur gjëra të jashtëzakonshme, pesë “Topa të Artë”. Unë nuk do t’i krahasoj ato tani. Ajo që them për Neymar është se çdo gjë që bën tashmë e dimë”, tha Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat