Batatina: Me Trepçën ’89, një ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Batatina: Me Trepçën ’89, një ndeshje shumë e vështirë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Tahir Batatina

Kryetrajneri i kampionit vjeshtor Llapi, Tahir Batatina, është i bindur se skuadra e tij do të avancojë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. Nesër në orën 12.30 Llapi takohet me Trepçën ’89, kampion në fuqi, sfidë që luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

“E shoh një ndeshje shumë të vështirë, por ne do të mundohemi të paraqitemi sa më denjësisht duke e kaluar këtë sfidë dhe duke ecur më tutje në garën për kupë edhe pse e shohim shumë duel të vështirë, por jo i paarritshëm”, tha Batatina. A është Llapi i përgatitur dhe i kompletuar për këtë sfidë?

“Po, mendoj se jemi përgatitur maksimalisht dhe jemi të kompletuar dhe ajo çka është më e rëndësishmja, është se mbizotëron një motiv i lartë dhe atmosferë e mrekullueshme në skuadër. Jemi dy skuadra ku e aplikojmë lojën më të mirë në Superligë dhe shumë detal i vogël do ta vendos fitoren.

Te Llapi pika më e fortë është te kolektivi dhe grupi kompakt dhe komponimi i ekipit shumë mirë”, shprehet Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat