Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm

Futboll

Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Hysaj

Për Elseid Hysajn parashikohet një pjesë e dytë e sezonit mjaft intensive në radhët e Napolit. Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm për Maurizio Sarrin në në krahun e djathtë të mbrojtjes, tani duhet të mendojë edhe për mbulimin e roleve që nuk janë natyrale për të. Kjo për shkak të dëmtimit të ri të pësuar nga Ghoulam dhe mosndërhyrjes gjatë merkatos së janarit për të marrë një mbrojtës ta djathtë si alternativë. Tashmë futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka mbetur si “ujtë e paktë” në formacionin e Sarrit për fazën mbrojtëse, me trajnerin që duhet t’i lutet Zotit që të mos i ndodhë ndonjë dëmtim i papritur. Pas paraqitjes shumë të mirë të Hysajt ndaj Lazios, menaxheri i tij Mario Giuffredi deklaroi me humor në Radio Kiss Kiss se “Hysaj ka treguar se mund të bëjë mirë në fazën sulmuese. Pikërisht ndaj Lazios ishte i fokusuar më shumë në sulm, ndërsa në ndeshjet e tjera ka menduar më shumë për mbrojtjen. Iu drejtova me një batutë: rendimenti i tij i lartë ka ardhur pasi ndërroi këpucët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat