Higuain: Le të shkojmë në Londër...

Futboll

Higuain: Le të shkojmë në Londër...

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:45
Gonzalo Higuain

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, nuk e ka të lehtë ta përpinë huqjen e penalltisë në minutën e 45+2, kur pati mundësi ta shtoi epërsinë në 3:1 ndaj Tottenhamit. Dy golat e tij janë edhe protagonistë të barazimit të Juves me rezultat 2:2 me Tottenhamin. “Është e lehtë të flasësh pas lojës nga një divan ose një kolltuk, derisa 2:0 gjithçka ishte e përsosur, pas 2:2 gjykimi ndryshoi shpejt. Ne nuk jemi të interesuar për këto zëra. Le të shkojmë në Londër për të siguruar kualifikimin. Një përqafim të gjithëve që me të vërtetë ia dëshirojnë më të mirën Juventusit”, ka shkruar Higuain. Ndeshja kthyese do të  zhvillohet në Wembley me 7 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat