Trepça 89 akuzon gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Kosovës

Futboll

Trepça 89 akuzon gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Kosovës

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Trepça 89

Trepça 89 është mposhtur 0:2 nga Llapi, për t’u eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll

Skuadra mitrovicase, Trepça ‘89 për këtë eliminim ka akuzuar gjyqtarët, për të cilin thonë se ka qenë i njëanshëm.

Ata përmes një komunikate për media thonë se gjyqtarët nga fillimi kishin ardhur me tendenca për ta favorizuar kundërshtarin në moment të caktuar vendimtare, që duket edhe përmes video incizimeve.

Ata besojnë se treshja e gjyqtarëve ka qenë e deleguar për të dëmtuar skuadrën e tyre.

“Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjes dhe analizës së ndeshjes KF Trepça89 - KF Llapi zhvilluar më 14/02/2018 në stadiumin e vjetër të qytetit në Mitrovicë, vendosëm që me anë të kësaj komunikate t’i tregojmë opinionit së paku anën tonë morale dhe të vërtetën. Së pari klubi i futbollit Trepca89 i uron fitoren kubit futbollit Llapi, i falënderon simpatizuesit të klubit për përkrahje, anim fer dhe korrekt që asnjëherë nuk mungon në stadiumin ‘Riza Lushta’. Qëllimi i komunikatës është treshja e gjyqtarëve në krye me Genc Nuzën të cilët që nga fillimi i ndeshjes ishin të ngarkuar me rezultatin final, vërehej se kjo treshe ka ardhur me tendenca për ta favorizuar kundërshtarin në moment të caktuar vendimtare që duket edhe përmes video incizimeve, klubi i futbollit Trepca89 dyshon që kjo treshe e gjyqtarëve është deleguar dhe korruptuar nga individ të caktuar për ta dëmtuar klubin tonë në rrugëtim të Kupë së Kosovës. Për këtë treshe të gjyqtarëve kemi qenë të gjithë të lumtur kur kanë prezantuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, prandaj ne konstatojmë që këta gjyqtarë nuk meritojnë të prezantojnë futbollin e Kosovës me këtë ndarje të drejtësisë sikur në ndeshjen, sot KF Trepça 89 - KF Llapi”, thuhet në komunikatë.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e gjyqtarëve të ndeshjes Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj dhe komisioneve përkatëse të garave në Superligën e futbollit të Kosovës. Prandaj kërkojmë nga organet kompetente të Federatës që të ndërmarrin hapa konkret për ndërprerjen e këtyre referimeve të dobëta dhe tendencioze sepse në të kundërtën do të humbasim adhuruesit e futbollit dhe donatorët të cilët investojnë nëpër klube”, thuhet në komunikatën e Trepçës ‘89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat