Barça vëzhgues në Holandë për Ajaxin, sytë edhe nga Kluivert

Futboll

Barça vëzhgues në Holandë për Ajaxin, sytë edhe nga Kluivert

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Justin Kluivert

Barcelona që tani ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës, posaçërisht te talentët e së ardhmes.

Klubi katalunas ka dërguar disa vëzhgues në Holandë për të ndjekur nga afër sfidën mes Ajaxit dhe Zwolles.

Lojtarët që ishin duke u vëzhguar për një transferim të mundshëm në të ardhmen ishin mbrojtësi Matthijs de Ligt, mesfushorët Frenkie de Jong e Van De Beek dhe sulmuesi Justin Kluivert.

Për këtë të fundit gara është e madhe pasi skuadra si Manchester United e Milan tash e disa kohë kanë tentuar të nënshkruajnë me 18-vjeçarin.

Kluivert këtë sezon në Eredivisie ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje.

Që transferimi i talentit holandez drejt Camp Nout të ndodh është duke munduar edhe babit të tij, Patrick Kluivert.

Por, nuk përjashtohet që në garë të futet edhe Real Madridi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat