Hazard gati për ndeshjen me Barcën, flet edhe për krahasimet me Messin dhe CR7

Futboll

Hazard gati për ndeshjen me Barcën, flet edhe për krahasimet me Messin dhe CR7

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:11
Eden Hazard

Eden Hazard e ka cilësuar Barcelonën si skuadrën më të mirë aktualisht në botë.

Anësori belg është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve mes Chelsea dhe Barcelonës.

“Mendoj se të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kur luani në Ligën e Kampionëve bëhet edhe më vështirë, sepse luani kundër skuadrave më të mira në Evropë”, ka deklaruar Eden Hazard në konferencën për shtyp.

“Këtë sezon Barcelona janë njëra nga skuadrat më të mira në botë. Shpresoj për Chelsean, ne do të japim gjithçka në të dy ndeshjet, si vendas dhe në udhëtim”.

Anësori belg ka folur edhe për krahasimet që shpesh i bëhen me dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Është mirë të krahasohesh me më të mirët në histori, me Messin dhe Ronaldon”, u përgjigj Hazard.

“Unë jam ndryshe, krejtësisht i ndryshëm. Ne luajmë në liga të ndryshme.  Unë punoj të bëj punën time, provoj të arrijë nivelin e tyre, sepse ata janë më të mirët në botë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat