Ancelotti: Ky është trajneri ideal për Milanin

Futboll

Ancelotti: Ky është trajneri ideal për Milanin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:40
Carlo Ancelotti

Kështu shprehet Carlo Ancelotti heroi i stolit të kuqezinjve që me Gattuson si futbollist fitoi gjithçka në sezonet 2003-2007.

Rino Gattuso përfaqëson shpirtin e skuadrës së Milanit dhe nën drejtimin e tij kuqezinjtë mund të synojnë vendin e katërt në kampionat. Kështu shprehet Carlo Ancelotti heroi i stolit të kuqezinjve që me Gattuson si futbollist fitoi gjithçka në sezonet 2003-2007.

“Gattuso e vërtetoi se Milani mund të besojë tek ai. Për mua ai është timonieri që do ta drejtojë këtë skuadër drejt suksesese. Ka studiuar dhe djersitur shumë për t’ia arritur kësaj dite e në vetëm një muaj soli revolucionin në skuadër. E ka marrë situatën në dorë dhe për të futbollistët do të hidheshin në zjarr.

 Për më tepër Ancelotti shton se kjo çështje edhe një çështje kimie dhe në këtë rast ajo ka lindur natyrshëm mes palëve.

 “Gatusso ka thyer klishetë, ai është një ish futbolist me shumë eksperiencë dhe tashmë edhe një trajner i tillë, i cili njeh mirë suksesin por edhe trishtimin e këtij sporti. Tani si trajner ai propozon diçka tjetër nga ajo që jepte në fushë kur luante vetë që po ashtu po rezulton e suksesshme”.

Më pas Ancelloti shton se tek Milani i Gattusos sot ai sheh të implementuar filozofinë dhe konceptin  tij të futbollit.

“Nëse do të vazhdojë të ruajë këtë ritëm ky Milan mund të arrijë shumë, mund të arrijë gjithçka. Gjithsesi nuk duhet ta vëmë nën presion. Nuk duhet harruar nga e nisën kuqezinjtë kur në stol erdhi Gattuso.Personalisht mendoj se është një arritje e madhe që tani flasim për objektivin Champions. Falë tij kjo skuadër po e harron depresionin në të cilin u përfshi vetëm pak kohë më pare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat