Ylli i Villarreal arrestohet për pengmarrje dhe vjedhje - Bota Sot
Ylli i Villarreal arrestohet për pengmarrje dhe vjedhje

Futboll

Ylli i Villarreal arrestohet për pengmarrje dhe vjedhje

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:34
Roben Semedo

Mbrojtësi Roben Semedo i skuadrës së Villarreal që luan në La Liga-s spanjolle akuzohet për pengmarrje dhe vjedhje dhe si pasojë është arrestuar. Këtë e ka konfirmuar policia spanjolle paraditen e së artës.

Portugezi thuhet të ketë vepruar bashkë me dy bashkëpunëtorë për pengmarrjen e një burri. Ata e kanë kapur, lidhur dhe e kanë rrahur përpara se t’i vidhnin shtëpinë.

Prapaskena të tjera nuk janë zbuluar akoma.

Semedo në fillim të sezonit është transferuar nga Sporting Lisbon te Villarreal për 14 milionë euro. Gjithsesi ai nuk ka përmbushur pritshmëritë me skuadrën e re si në kampionat ashtu edhe në Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test