Zogaj drejton takimin Porto-Salzburg - Bota Sot
Zogaj drejton takimin Porto-Salzburg

Futboll

Zogaj drejton takimin Porto-Salzburg

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:28
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do ta drejtojë takimin e të tetës së finales në Champions League U-19, mes Portos nga Portugalia dhe Salzburgut nga Austria, e cila luhet nesër në orën 14.00 në Porto. Gjyqtar kryesor është Sandro Schärer, ndihmës Bekim Zogaj dhe Jean-Yves Wicht, që të tretë nga Zvicra. Ndeshja është sikurse finale, sepse skuadra që fiton avancon në çerekfinale. Për treshen e gjyqtarëve pa dyshim se është një sfidë mjaft interesante dhe do të mundohen ta kryejnë detyrën në mënyrën më të mirë. Për Zogajn është sfida e radhës pas asaj në javën e kaluar në elitën e futbollit francez, Canne-Rennes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test