Kosova sërish takohet me Bullgarinë - Bota Sot
Kosova sërish takohet me Bullgarinë

Futboll

Kosova sërish takohet me Bullgarinë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja e sotme

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Kombëtares bullgare të të njëjtës grupmoshë,  në stadiumin “Urban” në Nessebar, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit në “Elite Round”, që do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars në Portugali. Pas një loje interesante, fitores iu gëzua Bullgaria U-19, me rezultat 2:1. Skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 18-të arriti të kalojë në epërsi, me golin e shënuar nga Adrian Behrami. Kosova vazhdoi me lojë të mirë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsinë e një goli. Megjithatë, në pjesën e dytë ritmi i lojës ra paksa tek kombëtarja jonë dhe këtë e shfrytëzuan bullgarët, duke shënuar dy gola, nëpërmjet Stanislav Ivanov (60′) dhe Atanas Kabov (85′) për t’iu gëzuar fitores. Ndeshjen e dytë miqësore këto dy kombëtare do ta luajnë të enjten në orën 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test