Rashani bëri lojë të madhe për ekipin norvegjez

Futboll

Rashani bëri lojë të madhe për ekipin norvegjez

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:52
Elbasan Rashani

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, bëri lojë të madhe në fanellën e skuadrës norvegjeze, Odd, e cila triumfoi me rezultat 2:0 kundër Jerv, në ndeshjen miqësore. Futbollisti shqiptar u angazhua me mish e më shpirt dhe realizoi në minutën e 36-të për rezultatin 1:0. Në minutën e 86-të, Martin Broberg me mjeshtrin e tij vulosi rezultatin 2:0. Odd përgatitet për edicionin e ri, e cila fillon me 10 mars, kurse me 11 mars ndeshet me Haugesund-in.  Kjo ndeshje ka qenë e mirëseardhur për Odd kundër skuadrës së ligës së dytë norvegjeze. Rashani është në formë të mirë dhe pretendojnë të luftojnë për pjesën e epërme të tabelës në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat