Konfirmohet sa do të mungojë James

Futboll

Konfirmohet sa do të mungojë James

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:02
James Rodriguez

James Rodriguez do të mungojë vetëm disa ditë, për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Besiktas.

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe pritet të mungojë vetëm për disa ditë.

James u largua në pjesën e parë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Besiktas në Ligën e Kampionëve, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat të thellë 5:0.

“Testet e sotme nga mjekët kanë diagnostikuar se James ka një problem të vogël muskulor në kofshës së majtë. Ai do të mungojë disa ditë në stërvitje”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat