Ftesat për Vokrrin dhe Koznikun i kishte bërë Ajet Shosholli

Futboll

Ftesat për Vokrrin dhe Koznikun i kishte bërë Ajet Shosholli

Nga: Skënder Selmani Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:56
Skënder Selmani

Debate

Pse Fadil  Vokrri ka frikë sepse dyshoj se frikohet për autoritetin e vetë. Pse Ardian Kozniku posedon vlerat shumë të mëdha si njerëzore ashtu edhe morale? Pse Kozniku është një profesionist i vërtet dhe i shkolluar, por edhe i provuam? Pse Ardian Kozniku e don Kosovën dhe e dëshmoi në vitin 1993 kur ju bë ftesa për kombëtaren e Kosovës dhe iu bashkua asaj në Shqipëri në ndeshje historike, Shqipëri - Kosovë, e cila u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe u fitua nga Shqipëria me 3:1. Ai iu bashkua Kosovës përkundër asaj që rrezikonte karrierën e vet edhe pse ishte anëtar i reprezentacionit kroat dhe me zemër erdh në Tiranë dhe luajti për reprezentacionin e Kosovës me kombëtaren e  Shqipërisë.

Deklarata e tij ishte: "Unë nuk ndij se çka ndodh pas kësaj loje me karrierën time". Atëkohë Kozniku luante për Hajdukun e Splitit. "Ardian Kozniku është i Kosovës dhe gjithmonë jam i gatshëm për Kosovën", kështu kishte thonë Kozniku, sikurse edhe tash është i gatshëm ta marrë timonin e kombëtares së Kosovës dhe ta avancon sa më lart në futbollin evropian. Fadil Vokrri të njëjtën kohë u ftua sikurse Ardian Kozniku në vitin 1993. Ardiani erdh e luajti, Vokrri nuk erdh. Ftesat për të dytë i bëri selektori i Kosovës,  Ajet Shosholli. Ardian Kozniku edhe lamtumirën nga futbolli e dha me reprezentacionin e Kosovës. Frika është e gatshme për Vokrrin, pse nuk po e angazhon Ardian Kozniku.

Prandaj, historinë e futbollit tonë nuk duhet të harrojmë, duke kujtuar edhe kontributin e gjithsecilit, sepse kemi shumë kontribuues, posaçërisht edhe sponsorët e donatorët që dhanë për të mbajtur futbollin, si Selami Osmani – Bezi,  Shukri Sylejmani, Galani, Bajrami Bardhi, Refik Hoti, Zymer Zeqiri – Lara, Bashkim Hasani, Xhavit Ala, vëllezërit  nga Mitrovica, Feka, Raif, Arbon Desku, Besim Omeri, Gafurr Kabashi, Enver Nuredini, Miftar Dragidella, Naim Ramadani, Bajram Vranja etj.

Sepse nuk ishte lehtë as të investohet, e as të udhëhiqet një ekip, as të udhëtohet për të zhvilluar ndeshje fshat e në fshat në fusha të improvizuara, nga Dumnica, Dushanova, Sremkovnicë,  Varoshi, Kçiçi, Zllakuçani, në Opojë, Studençan, Malishevë të Gjilanit, Miradi e ultë, Llukar, në stadium Flamurtarit, 2 Korrikut të Prishtinës, në Hogosht,  Shipol etj. ishin vitet e sfidës, sakrificës, rrezikshmërisë së lartë. Falë të gjithëve nga viti 1991 e 1999 u mbajt gjallë sporti dhe nuk ishte lehtë me kombëtaren e Kosovës të udhëtohej në Tiranë në vitin 1993, sepse që të gjithë mund të na arrestonin e të na burgosni. Falë Zotit i tejkaluam të gjtiha.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat