Fassone: Milani po bën një lojë të bukur

Futboll

Fassone: Milani po bën një lojë të bukur

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 14:43
Fassone

Pas asaj fitoreje 2:0 të kuqezinjve ndaj Romës të gjithë janë me Gattuson. Ish-presidenti Silvio Berlusconi dhe administratori Marco Fassone komplimetojnë trajnerin kalabrez për arritjet e tij.

“E kam shumë përzemër Gattuson. Eshtë nga ata persona që japin gjithçka duke motivuar skuadrën. Po e kryen shumë mirë misionin e tij, duke i bërë këta djem të besojnë se mund t’ia dalin.”

Nga ana tjetër, edhe Fassone është optimist dhe i kënaqur më punën e teknikut: "Gattuso po e vërteton se ka stofin e një trajneri të madh dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë atë sa më gjatë në mesin tonë. Gattuso e ka treguar talentin e tij, duke bërë të thjeshtë diçka që paraqitej si shumë e vështirë. Asnjë nuk e priste që skuadra ta rimerte veten kaq shpejt? Tashmë mund të besojmë edhe tek objektivi Champions, pasi në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë, aq më tepër tani që distancat janë ngushtuar. Me mbështetjen e trajnerit dhe optimizimin e grupit që beson te misionet e pamunduara, gjithçka është e arritshme. Gjithsesi, ne nuk duam të krijojmë iluzione edhe pse shpresa është e madhe. E rëndësishme është që tashmë Milani po bën një lojë të bukur, duke i hedhur hapat një e nga një".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat