Nuk ka lëndim për Hysajn ndaj Cagliarit, ishte vetëm një lodhje

Futboll

Nuk ka lëndim për Hysajn ndaj Cagliarit, ishte vetëm një lodhje

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:53
Hysaj gjatë ndeshjes

Napoli fitoi me rezultat 0-5 ndaj Cagliarit në Serie A, por në fund gjithë tifozët ishin të shqetësuar për Elseid Hysajn.

Shqiptari la fushën në minutën e 74 dhe në vend të tij në lojë u inkuadrua Cristian Maggio.

Fillimisht u fol për një lëndim të Hysajt, por sipas Radio Kiss Kiss, ishte vetëm një lodhje e 24-vjeçarit.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë është një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe mungesa e mundshme do ishte problem për Napolin në garën për titull.

Në 2045 minuta lojë në kampionatin italian këtë sezon ai ka dhuruar një asistim dhe është lojtari i pestë me më së shumti minuta në fushë te skuadra e Maurizio Sarrit.

Më shumë minuta kanë vetëm Pepe Reina (2250), Kalidou Koulibaly (2250), Dries Mertens (2215) dhe Jose Callejon me 2204 minuta.

Napoli pas javës së 26-të vazhdon në vendin e parë me 69 pikë dhe Roma është kundërshtari i ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat