Babai i Neymarit konfirmon lajmin e keq për sulmuesin e PSG-së

Futboll

Babai i Neymarit konfirmon lajmin e keq për sulmuesin e PSG-së

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 07:25
Neymar

Babai i tij ka bërë të ditur se Neymar do të mungojë për rreth 7-8 javë te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

Neymar do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Babai i tij ka bërë të ditur se sulmuesi i Paris Saint-Germain do të mungojë për rreth 7-8 javë te skuadra franceze.

“PSG është i vetëdijshëm se nuk mund të llogaris në Neymarin për 7 deri në 8 javët e ardhshme”, deklaroi ai për “ESPN Brasil”.

“Nuk ekziston asnjë opsion tjetër”, u shpreh ai.

Neymar u dëmtua në duelin ndaj Olympique Marseille në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat