Arrihet marrëveshja, Barcelona transferon një mesfushor për 40 milionë euro

Futboll

Arrihet marrëveshja, Barcelona transferon një mesfushor për 40 milionë euro

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 21:23
Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Gremio për mesfushorin e talentuar, Arthur

Marcus, shef i kabinetit të Presidentit të Gremios, Romildo Bolzan e ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Barcelonën.

Ai tha se të dy skuadrat janë pajtuar për Arthur dhe pritet vetëm të zyrtarizohet kjo marrëveshje.

“Gjithçka është akorduar, shifra e transferimit është e përfunduar. Krejt çka ka mbetur është nënshkrimi i kontratave, që pritet të bëhet këtë javë”, tha Marcus për Mundo Deportivo.

Për shërbimet e Arthur skuadra e Barcelonës do të paguajë 40 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat