Liria-Feronikeli mban në presion tifozët, Drita sfidohet nga Vëllaznimi

Futboll

Liria-Feronikeli mban në presion tifozët, Drita sfidohet nga Vëllaznimi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2018 Në ora: 19:31
Meriton Korenica

Dy ndeshje zhvillohen nesër (13.00) në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. Sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren mes Lirisë dhe Feronikelit nga Drenasi, ndërsa kryesuesi i tabelës Drita nga Gjilani e pret Vëllaznimin nga Gjakova. 

Kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica, beson se me një lojë të mirë pikët do të mbesin në ‘Përparim Thaçi’. “Vijim nga një humbje në minutat e fundit në Gjilan dhe me një lojë shumë të mirë që treguam, por nuk arritëm të fitonim, kishim shumë raste shënimi, por nuk i realizuam”, tha Korenica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Liria pas humbjes me rezultat 1:0 nga Gjilani kërkon pikë të plota në duel me Feronikelin. “Nesër, besoj që do t’i përmirësojmë gabimet që i kemi bërë në lojën me Gjilanin dhe t’i marrim tri pikë. Jemi komplet, përparësitë janë që luajmë vendas dhe para tifozëve tanë”, tha ai. Në rast të fitores, a do të jetë Liria prej skuadrave që mëton titullin?

“Lufta për titull është ende e hapur, ne mendojmë që të jemi sa më lart në tabelë dhe e meritojmë atë pas atyre lojërave që treguam dhe do të vazhdojmë t’i tregojmë”, shprehet optimist Korenica. Feronikeli që ka kryetrajner Ismet Munishin, kërkon pikë nga Prizreni. “Feronikeli ka nevojë për...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat