Kozniku godet keq: Nuk është FFK-ja Fadil Vokrri, as futbolli i Kosovës Ardian Kozniku

Futboll

Kozniku godet keq: Nuk është FFK-ja Fadil Vokrri, as futbolli i Kosovës Ardian Kozniku

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 mars 2018 Në ora: 14:30
Ardian Kozniku

Ish futbollisti mirënjohur Ardian Kozniku, me kombëtaren e Kroacisë kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, ia numëron shumë gjëra kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kozniku është i dëshpëruar që e lanë me vite të presë dhe nuk e emëruan përzgjedhës të kombëtares së Kosovës!

“Fjalët çka mi ka thënë Fadil Vokrri në Zagreb, unë rri pas tyre derisa të vdes, i përsëris të njëjtat. Kur e kam pyet Fadilin, të lutem trego çfarë do të bëhet me Albert Bunjakun, që i ka edhe dy ndeshje, a do t’ia vazhdoni kontratën a do ta ndërprenë, ta di që me u përgatitur unë, Fadil më ka kthyer: ‘Ardian, do t’i falënderohem na Albertit dhe sot (vër. jonë me 2 shtator 2017) me Kroacinë dhe plus dy ndeshje të fundit sepse na dojmë me marr trajner të madh’. Unë menjëherë i thash Fadilit: Faleminderit, me vite të kam pritur, e di shumë mirë sa herë ke thënë e ki derën çelur, e ki derën çelur dhe tash e di se çfarë them prej sotit. Domethënë dera iu ka mbyllur Ardian Koznikut”, thotë Kozniku ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“E kam lexuar në media se Fadili ka thënë: U ba temë bajate. Unë i them Fadilit: Nuk është FFK-ja Fadil Vokrri, as futbolli i Kosovës Ardian Kozniku.  Këta duhet ta ceki, duhet ta kuptoj edhe populli që unë nuk jam i vetmi dhe as nuk është FFK-ja Fadil Vokrri.  Gjithherë kam pasur respekt për Fadilin sa i përket si lojtar që ka qenë. Sa i përket bajatit, le ta pyet Fadil Vokrri vetveten: A mos iu ka bë ai bajat krejt Kosovës!  Këtë e them për Fadil Vokrrin.

Nuk i përkulem askujt, përveç viktimave dhe veteranëve të luftës së Kosovës. Unë jam krenar që nuk i takoi asnjë individi e ndoshta kjo është e vetmja arsye që unë nuk jam i mirëseardhur në futbollin e Kosovës.  Me vjen shumë keq që duhet mi thënë këto fjalë. Ardian Kozniku sikurse që ka qenë i gatshëm gjatë karrierës sime, gjysmën e karrierës e ka luajtur në Kosovë, siç e kam përmendur disa herë me Vëllaznimin dhe Prishtinën dhe e them me krenari siç e kam thënë gjatë gjithë karrierës kudo që kam qenë në Evropë dhe e them sërish.

Do të jem i gatshëm sikur që kam qenë gjithherë pa marr parasysh se Fadil Vokrri dhe FFK nuk e do Ardian Koznikun”, tha Kozniku.  Ai e ka kujtuar edhe kohën kur si futbollist në vitin 1993 iu përgjigj kombëtares së Kosovës. “Pa marr parasysh se çfarë rreziku ka qenë, ka qenë rrezik i madh, rrezik i madh edhe për ata lojtarë prej Kosove që kanë luajtur për kombëtaren e Kosovës në Tiranë në vitin 1993 kundër Shqipërisë, në ndeshjen miqësore.

Image

Falënderoj nga zemra sponsorin e asaj kohe të kombëtares Skënder Selmani, i cili ishte atëkohë kryetar i Këshillit të Garave,  e shkriu pasurinë e vet dhe është për mu falënderuar jo vetëm ai edhe lojtarët dhe shumë sponsorë që nuk e lanë futbollin të shuhet në kohën e okupimit. Kam ardhur nga Hajduku, si lojtar i kësaj skuadre, si lojtar i kombëtares së Kroacisë, nga Lubjana në Tiranë, e pastaj në Durres, kam takuar vëllezërit e mi,  kuptohet me vëllezërit e mi të Kosovës, me lojtarë që kanë luajtur atëkohë, po ashtu e falënderoj Ajet Shoshollin për ftesën që më kishte bërë. Përderisa më vonë është fol, por nuk ia kisha vërë veshin se kush s’ka ardhur, janë sjell disa emra tjerë, sikurse që u përmend Fadil Vokrri që nuk ka ardhur me luajtur për Kosovën atëkohë, unë nuk kam dashur kurrë me përmendur këtë,  tash u përmend nga Skënder Selmani.

Unë nuk e di atë, kush ka ardhur e kush s’ka ardhur, unë kam ardhur dhe kam rrezikuar si lojtar profesionist. Kam rrezikuar shumë”, tregon Kozniku. “Respekt ndaj gjithë trajnerëve të rinj e të vjetër, ka trajnerë në Kosovë që janë ende trajner që kam mësuar unë nga ata kur kam qenë lojtar dhe kanë përvojë të madhe. Nuk mundem me thënë se jam më i miri dhe gjithherë kam thënë se nuk është Ardian Kozniku që është më i miri se krejt ata, absolutisht.

Unë mund me thënë me plot bindje, Ardiani me përvojë shumëvjeçare si lojtar, edhe në Kosovë, edhe në Kroaci edhe në Evropë, plus që kam luajtur në ndeshjet kualifikuese duke falënderuar edhe selektorin e Kroacisë të asaj kohe, ajo krejt u ba me djersën time, me rezultate e mija, përvojën time, me ndeshjen e mia në lojërat evropiane, dy herë u paraqita kundër Italisë, po ashtu përvojën që kam me shumë trajner botëror, me Qiro Bllazheviqin e shumë trajner të mirë. Përndryshe jam i shkolluar, krejt jetën e kam pas ëndërr, kam dëshirë, nuk jam i vetmi të jem trajner i Kosovës, kjo më ka dëshpëruar.

Unë kam prish shumë punë të mija, shumë klube kam refuzuar, sepse me thoshin: Ardian, prit se derën çel e ki. Nuk do të thotë kjo të më ndalojnë ta dua Kosovën, por unë do të vazhdojë të ndihmojë e do ta ndihmoj atë. Nesër me u bë ftesa, prapë do ta ndihmojë dhe jam i gatshëm ta ndihmojë me zemër. Nëse mundohen me më vlerësuar, a jam më i mirë a jo, me vjen keq që e them: Jam shumë më i mirë që ai që ka qenë tetë vjet në kombëtaren e Kosovës.

Jam shumë shumë më i mirë dhe besoj se e meritoj. Jam i zhgënjyer me atë çka me ka thënë Fadil Vokrri, mi ka prerë këmbët. Shkurt më ka mbyllë derën Fadil Vokrri. Jam ai që kam kontribuar gjithë dhe me tjerët. Pritja shumëvjeçare me ka zhgënjyer shumë. Ka shumë trajner tjerë më të mirë se ky që vjen tash, qind për qind”, theksoi Kozniku. Më tutje ka përmendur edhe Kujtim Shalën, ish futbollistin e mirënjohur. “Anashkaluan një Kujtim Shalë, një mik timin, nuk ia thirrën djalin e tij (Andisin), po foli në emër të Kujtim Shalës, nuk më ka shtyrë askush as Shala, por pse nuk e thirrën në lojërat kontrollues djalin e Kujtimit, kur kanë qenë ndeshjet zyrtare aty nuk jam përzier, aty është diçka tjetër. Ndërkohë edhe Fadil Vokrri e ka humbur jo vetëm Andisin, e ka humbur edhe Kujtim Shalën, i cili ka një emër të madh sikurse e ka Ardiani në Kroaci e në Evropë. Pse e anashkaluat Kujtim Shalën, është tip më temperament, që ka folur hapur dhe ka emër edhe në Kosovë, edhe në Kroaci edhe në Gjermani.

Nuk do me thënë që me u bë selektor Kujtimi, jam i bindur se ai e kryen punën me mirë se dikush që është duke kryer at punë në Kosovë, sepse e njeh futbollin, ka njoftësi në Evropë sikurse që është Ardian Kozniku. Kjo është përparësi e imja dhe e Kujtimit, ndaj dikujt që s’ka lidhje me futboll. Mirëpo jam i dëshpëruar në at personin, që e din futbollin, ka qenë lojtar dhe e respektoj si lojtar të madh e me ra në ndikim, me mi thënë këto fjalë”, thotë Kozniku. Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri nuk dëshiron të merret me Koznikun, sipas tij, të gjitha i ka thënë për të nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat