Barcelona-Atletico, në “Camp Nou” luhet për titullin

Futboll

Barcelona-Atletico, në “Camp Nou” luhet për titullin

Më: 4 mars 2018 Në ora: 08:03
Barcelona-Atletico

Atletico Madrid, papritur, ka një shans për të luftuar për titullin në kampionatin spanjoll, duke parë se ata e kanë ngushtuar në pesë pikë diferencën me kryesuesit e Barcelona-s pasi këta të fundit nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 në ndeshjen e mesjavës të luajtur kundër Las Palmas. Kjo diferencë mund të ngushtohet akoma më shumë pas ndeshjes që do të luhet pasditen e së dielës në “Camp Nou”.

Faktori Griezmann
Atletico Madrid do të vijë në këtë ndeshje si skuadra më në formë, veçanërisht pas paraqitjeve të treguara kundër Sevilla dhe Leganes në javët e fundit. Ylli i ekipit të Diego Simeone-s ka qenë Antoine Griezmann, i cili ka realizuar shtatë gola në këto dy takime. Duke parë se mbrojtja e Barcelona-s ka filluar të tregojë disa shenja lodhjeje, duke pësuar gol në të tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, Griezmann mund të jetë lojtari që do të bëjë diferencën.

Gabimet e Valverde
Ernesto Valverde ka bërë disa zgjedhje të gabuara në ndeshjen e luajtur kundër Las Palmas, siç ka qenë lënia në stol e Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho. Kështu, katalanasit kanë pasur disa mangësi në krijimin e aksioneve sulmuese kundër një nga mbrojtjeve më të këqija të kampionatit dhe ata nuk do të kishin arritur të shënonin po të mos kishte qenë për magjinë e Messi-t me goditje dënimi.

Shifra dhe Fakte
– Barcelona kryeson përballjet ndaj Atletico Madrid me 13 fitore, por duhet përmendur se “Camp Nou” ka qenë i pakalueshëm për madrilenët në vitet e fundit.
– Bardhekuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm 3 nga 23 ndeshjet e luajtura kundër Barcelona-s në të gjitha kompeticionet.
– Hera e fundit që Atletico ka fituar një ndeshje në fushën e Barçës ka qenë 12 vite më parë.
– Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes tyre, të dy ekipet kanë arritur të shënojnë (3 barazime dhe 2 fitore për Barcelona-n).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat