Shkëndija e vendosur, zotohet se do ta rrëzon ekipin e njohur maqedon

Futboll

Shkëndija e vendosur, zotohet se do ta rrëzon ekipin e njohur maqedon

Më: 6 mars 2018 Në ora: 13:45
Trajneri i Shkëndijes, Qatip Osmani

Shkëndija nga Tetova të mërkurën në orën 14.00 pret Vardarin në Tetovë në kërkim të kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë me epërsi të bukur në kampionat, tani pretendojnë të nxrjerin kundërshtarin edhe jashta garës së dytë vendore.

Kuqezinjtë rikthehen në punë, menjëherë pas të dielës së lirë. Futbollistët kuqezi me revanshin e çerekfinales së Kupës që troket në derë të hënën vazhduan përgatitjet për sfidën e të mërkurës me Vardarin në Tetovë. “Katërmbëdhjetë pikët epërsi para vendit të dytë në kampionat janë arsye shtesë për atmosferën e shkëlqyeshme në skuadër, ndërsa tani gjithë vëmendja është drejtuar për të materializuar barazimin 1:1 në takimin e parë çerekfinal në Shkup.

Gjithë futbollistët tregojnë dëshirë të madhe për punë dhe me përqendrim maksimal kërkojnë të jenë në nivel të detyrës në drejtim të realizimit të objektivit, pa lejuar në përformancën e ekipit të ndikojnë “lojërat” anësore të kundërshtarëve. Kuqezinjtë pas seancës së djeshme, sot në mëngjes zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes të së mërkurës, ku besohet mbështetja nga tribunat të ketë rëndësi të madhe në arritjen e objektivit”, thuhet nga KF Shkëndija. Shkëndija e vendosur, zotohet se do ta rrëzon ekipin e njohur maqedon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat