Stadiumi në Trubarevë i përshtatshëm për ruajtjen e bagëtive

Futboll

Stadiumi në Trubarevë i përshtatshëm për ruajtjen e bagëtive

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:52
Stadiumi në Trubarevë i përshtatshëm për ruajtjen e bagëtive

Stadiumi në fshatin Trubarevë të Shkupit, i ndërtuar në kuadër të projektit “50 fusha ndihmëse të futbollit është shndërruar në një terren të përshtatshëm për të kullotur bagëtinë.

“Ky është stadiumi në fshatin Trubarevë. Në të cilin në vend se në të të luajnë futboll futbollistët. Për të cilët është ndërtuar, në te po thuajse për çdo ditë kullosin delmet.”

Në këtë stadium nuk është dëmtuar vetëm fusha në të cilën, deri para disa viteve futboll luante skuadra lokale. Janë dëmtuar edhe objektet përcjellëse si tribuna e cila tani më është jashtë përdorimit, por edhe mbuloja për personat zyrtar. Pas ndërprerjes së aktivitetit të klubit lokal,tani më po thuajse dy vjet është jashtë përdorimit. Nga ndërmarrja komunale e komunës së Gazi Babës, e cila me vendim të Këshillit komunal i është dhënë në përdorim të përhershëm, për televizionin Alsat-M, thonë se këta e trashëguan në një gjendje të tillë.

“Stadiumin e trashëguam në një gjendje të këtillë. Për ta vënë sërish në shërbim të klubeve të komunës Gazi Babë, janë të nevojshme mjete plotësuese. Përmes rebalansit të buxhetit kërkohen mjete që ky stadium të vihet në funksion.”, thonë nga komuna e Gazi Babës.

Nga ndërmarrja publike , nuk përjashtohet mundësia e zgjidhjes së problemit të mirëmbajtjes edhe me vetë financim. Ndryshe ndërtimi i një stadiumi të tillë që duhej të ishin në shërbim të banorëve lokal dhe skuadrave të tjera, ka kushtuar rreth 200 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat