Paulo Dybala mund të nënshkruajë kontratë të re në Juventus.
Tuttosport shkruan se sulmuesi argjentinas është duke i sqaruar detajet e fundit për marrëveshjen e re me klubin nga Torino.
Dybala së fundmi ishte përmendur si objektiv i Manchester United.
Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë te skuadra e Juventusit.