Juventus nga Londra drejt në Firencë për varrimin e Astorit - Bota Sot
Juventus nga Londra drejt në Firencë për varrimin e Astorit

Futboll

Juventus nga Londra drejt në Firencë për varrimin e Astorit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:33
Davide Astori

Dita që familjarët e Astroti të ndahen përfundimisht me trupin e pajetë të tij erdhi, gjithashtu e miqve shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori. Në orën 10:00 do të mbahet ceremonia e lamtumirës për 31-vjeçarin, që humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.

Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, teksa është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.

Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Allegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test