Më pak se tre minuta

Futboll

Më pak se tre minuta

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:17
Mauricio PochettinoJuventusit

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, beson se “gabimet e mëdha” ishin arsyeja, që skuadra e tij të eliminohej nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj gjigantëve italianë të Juventusit. “Spurs” vinin pas dy golave të shënuar në barazimin 2-2 të ndeshjes së parë në Torino, por përjetuan një shije të hidhur në “Wembley”, të mërkurën. Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan në hapësirën e tre minutave të pjesës së dytë, për ta kthyer gjithçka në favorin e bardhezinjve. Trajneri i Tottenham ndjeu se mbrojtja e pamjaftueshme provoi diferencën, pasi Juventusi u kualifikua në çerekfinale, me fitoren 4:3 në total. “Në më pak se tre minuta, ne pësuam dy gola, – tha Pochettino për “BT Sport”. –

Dy gabime të mëdha dhe kjo është arsyeja pse jemi jashtë Champions-it. Në të njëjtën kohë, në të dyja ndeshjet, kemi merituar më shumë dhe kemi qenë ekipi më i mirë. Por, në futboll duhet të shënoni gola më shumë se kundërshtari. Për këtë arsye ne jemi jashtë. Mendoj se luajtëm futboll fantastik, derisa e pësuam golin parë. Ne ishim ekipi më i mirë. Natyrisht, jemi shumë të zhgënjyer, por kjo është pjesë e rritjes sonë. Ne krijuam shumë shanse. Nëse krahasoni statistikat, është e qartë se Tottenham ka merituar shumë më tepër. Juventusi ka cilësi dhe, nëse gabon përballë tyre, mund të të shënojë kurdo.

Në fazën e grupeve luajtëm kundër Borussia Dortmund dhe Real Madrid, pastaj kundër Juventusit, tri skuadrave masive. Ishte e vështirë, por një përvojë fantastike për ne. Jam i zhgënjyer për lojtarët dhe tifozët tanë, por ky ishte një mësim për të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat