Osmani: Kemi një qetësi psikologjike

Futboll

Osmani: Kemi një qetësi psikologjike

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:08
Osmani

Shkëndija mposhti me rezultatin e thellë 4:0 Vardarin, në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Maqedonisë, duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale. Tetovarët janë tashmë në garë për të dy trofetë, pasi në kampionat kanë 14 pikë diferencë nga Vardari dhe në Kupë kanë eliminuar pikërisht kundërshtarin më të fortë.

Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Qatip Osmani u shpreh i kënaqur me fitoren dhe e cilësoi si të merituar kualifikimin, transmeton Super Sport.

Keni eliminuar Vardarin. A i synon Shkëndija të dy trofetë?
Osmani:
 Patjetër. Ne kemi një qetësi psikologjike në kampionat, pasi kemi 14 pikë diferencë. Tani eliminuam Vardarin, një kundërshtar mjaft të fortë dhe ana psikologjike është mjaft e mirë. Duhet të ruajmë këtë ritëm deri në fund dhe të sjellim në Tetovë të dy trofetë.

Si ju duk atmosfera e krijuar sot nga tifo-grupi ‘Ballistët’ dhe jo vetëm, në shkallët e stadiumit?
Osmani:
Me atë atmosferë, më kujtohen vitet kur kemi fituar titullin. Këtë sezon besoj se do ta mbyllim edhe më herët çështjen e titullit, pasi diferenca është mjaft e madhe. Shpresojmë të ruajmë këtë performancë dhe të festojmë ashtu siç e meriton Shkëndija dhe qyteti i Tetovës.

Keni qenë sulmues, si e përjetuat atë gol të dytë të Ibrahimit?
Osmani: 
Jam adhurues i golave që dhuron Besarti. Në golin e dytë, ai bëri më të mirën, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Gjithsesi mbetet një sulmues mjaft i mirë, që meriton një ligë tjetër të një niveli më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat