PSG ka zgjedhur tashmë, kontakt të ri me Antonio Conte

Futboll

PSG ka zgjedhur tashmë, kontakt të ri me Antonio Conte

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:16
PSG

Eliminimi nga Liga e Kampionëve që në 1/8 finale kundër Real Madridit, pas blerjeve të papara, e kanë bërë edhe një herë PSG-në që të zbresë përtokë, si çdo vit në këtë kohë të sezonit.

As me Neymar dhe Mbappé, presidenti Nasser al-Khelaïfi nuk arriti të lëvizë përpara në Ligën e Kampionëve, aq më keq ta fitojë atë. Të holla të mjaftueshme, sulmues të mjaftueshëm dhe zhgënjimi vazhdon. Për këtë shkak, në mes të Parisit është duke u menduar për t’ia besuar ekipin e mbushur me kampionë një trajneri të aftë, rigoroz dhe i aftë në trajtimin e një dhomë zhveshjesh aq të vështirë.

Emery është tani i ikur pas humbjes kundër Real Madrid dhe, sipas ”L’Equipe”, ka një numër kandidatësh për stolin, mes të cilëve më i pëlqyeri është Antonio Conte. Pas një qasjeje të parë në dhjetor mes klubit parizien dhe trajnerit italian, ka pasur një kontakt të ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat