Kylian Mbappe zbulon provimin e bërë me Chelsea

Futboll

Kylian Mbappe zbulon provimin e bërë me Chelsea

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:20
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe shpërtheu sezonin e kaluar me Monaco në moshën 18-vjeçare dhe u konfirmuar si një nga talentet me më shumë perspektivë në Europë. Në sezonin e tij si debutues, ai shënoi 26 gola dhe ndihmoi Monaco të fitojë Ligue 1 dhe të arrijë deri në gjysmëfinalet e Champions League.

Të gjithë klubet e mëdha të Europës u vunë në ndjekje të tij, por për Mbappe kishte vetëm një klub. Ai i vendlindjes. Kështu, verën e kaluar Mbappe u bë adoleshenti më i shtrenjtë i historisë duke u transferuar te PSG për 180 milionë euro. Tani, 19 vjeç, ai po vazhdon të tregojë cilësitë e tij me 16 gola të realizuar deri tani në të gjitha kompeticionet.

Pavarësisht moshës së re, Mbappe ka luajtur 10 ndeshje me kombëtaren dhe konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e futbollit. Por kjo ngjitje e shpejtë e 19-vjeçarit drejt suksesit mund të kishte ndodhur me fanellën e Chelsea-it. Ai, në fakt, ka zhvilluar një provim me londinezët kur ka qenë vetëm 10 vjeç dhe ai e kujton këtë si një eksperiencë të dobishme për rritjen e tij.

“Isha akoma shumë i vogël atëherë”, ka thënë Mbappe për “FourFourTwo”. “Shkova në Londër dhe kam qëndruar atje më pak se një javë. Jam stërvitur te Chelsea dhe kemi luajtur një miqësore me Charlton Athletic. Fituam 6-0 ose 7-0. Kam luajtur në sulm, por nuk mendoj se ka shënuar. Ka qenë fantastike, ishte eksperienca ime e parë jashtë shtetit dhe një mundësi për të parë se si ishte futbolli në Angli”.

Pavarësisht se është një qendërsulmues, Mbappe ka thënë se nuk e ka problem në cilin pozicion të sulmit aktivizohet te PSG. “Për momentin luaj në krahun e djathtë të sulmit te PSG, por unë e shikoj veten si një sulmues që mund të përshtatet në çdo skemë. Te Monaco, për shembull, Radamel Falcao dhe unë kemi luajtur të dy në sulm dhe më ka pëlqyer. Nuk kam një preferencë”, ka thënë Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat