Milan – Arsenal: Ja kë e favorizojnë bastoret

Futboll

Milan – Arsenal: Ja kë e favorizojnë bastoret

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:46
Milan – Arsenal

Milani e pret sonte Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Evropa Ligës, e cila do të zhvillohet nga ora 19:00 në "San Siro".

Gjiganti italian nuk di për humbje në 13 ndeshjet e fundit, me 10 fitore dhe tri barazime, derisa Arsenali i ka humbur katër ndeshjet e fundit radhazi.

Për më tepër, suksesi në këtë turne, është shpresa e vetme e “Topçinjve” për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Pasi i ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, nuk është befasi se Dabblebet i ka vendosur një kuotë 3.40 pwr ta fituar ndeshjen si mysafir.  

Ndërsa, Milanit të Gennaro Gattusos së pamposhtur në 13 ndeshje, Dabblebet ia ka vënë kuotën 2.10 për ta fituar këtë ndeshje.

Barazimi vlerësohet me kuotën 3.30. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat