Milani i dobët për Arsenalin, Topçinjtë një hap drejt çerekfinales në Ligën e Evropës

Futboll

Milani i dobët për Arsenalin, Topçinjtë një hap drejt çerekfinales në Ligën e Evropës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:23
Foto nga ndeshja

Arsenali ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Milanit duke mposhtur Rossonerët në San Siro 2-0.

Para fillimit të ndeshjes dy skuadrat mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e ish-mbrojtësit italian Davide Astori.

Ndeshja nisi furishëm me Milanin që në start kërkoi golin e epërsisë.

Rossonerët rrezikuan tri herë brenda tre minutave të para me Calhanoglun, Cutronen e Suson por pa sukses.

Të rrezikshëm u treguan edhe mysafirët me Ramseyn e Mkhitaryanin që goditën por që nuk u mposht Donnaruma.

Ky i fundit u detyrua ta nxjerrë topin nga rrjeta në minutën e 16’ për herë të parë në këtë sfidë.

Mesut Ozil shërbeu bukur mesfushorin armen Mkhitaryan i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 0-1.

Milani vazhdoi të atakonte portën e mysafirëve për të kërkuar golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Ata të cilët shënuan përsëri ishin mysafirët në minutën e fundit të pjesës së parë.

Mesut Ozil përsëri asistoi por kësaj radhe për Aaron Ramseyn i cili pasi kaloi edhe portierin vendas shënoi për 0-2.

Me epërsinë e dy golave për Arsenalin përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Trajneri i vendasve, Genaro Gatusso bëri zëvendësime në pjesën e dytë duke futur dy sulmues, Kalinic dhe Andre Silva në vend të Cutrones dhe Calhanoglus.

Por duket se Milanit nuk i mjaftuan as dyshja e sulmit të inkuadruar në pjesën e dytë për të ndryshuar gjërat në fushë.

Deri në fund të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste shënimi por që rezultati mbeti ai i pjesës së parë 0-2.

Kësisoj Arsenali ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës pas kësaj fitore në udhëtim.

Ndeshja e ardhshme pritet të zhvillohet në ‘Emirates Stadium’ në Londër një javë më vonë me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat