Granit Xhaka: Është ndjenjë e mirë të fitosh si mysafirë ndaj një ekipi të madh

Futboll

Granit Xhaka: Është ndjenjë e mirë të fitosh si mysafirë ndaj një ekipi të madh

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:10
Lojtarët e Arsenalit

Arsenali ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Milanit në kuadër të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin San Siro kundër italianëve me rezultat 2-0.

Pas takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka pohuar se është ndjenjë e mirë të fitosh si mysafirë.

“Është ndjenjë e mirë të merr një rezultat të mirë si mysafirë kundër një prej favoriteve të garës dhe treguam karakter fantastik të gjithë dhe natyrisht tifozët tanë ishte të mrekullueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Xhaka.

Theksojmë se golat për skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger i realizoi Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey.

Theksojmë se para fillimit të ndeshjes dy skuadrat mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e ish-mbrojtësit italian Davide Astori.

Kujtojmë se takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 15 mars në stadiumin The Emirates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat