Higuain: Kjo është Juve, jemi në garë për tre trofe

Futboll

Higuain: Kjo është Juve, jemi në garë për tre trofe

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:44
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka thënë se nuk ka klub më të mirë se Juventusi  dhe është i lumtur që po i jep atë që ata i japin gjithmonë. 

Higuain ka shënuar 21 gola deri më tani në këtë edicion, ndërsa ishte vendimtar në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur ku fituan 2-1.

“Cfarë bëri Juven për tu rikthyer? Shpirt dhe karakter, por mbi të gjitha zemër. Besojmë në vetën tonë”.

“Ne të gjithë ndihemi të rëndësishëm këtu dhe kur gjërat shkojnë keq, ekipi reagon sic ndodhi me Tottenhamin”.

“Ne ishim duke humbur, por Juve kurrë nuk heqin dorë. Jemi ende gjallë në tri gara dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Kjo është Juve”.

“Çelësi? Konkurrenca dhe ambicia për të fituar, sepse kurrë nuk e harrojmë këtë simbol.  I lumtur? Jam shumë i lumtur që ia kthej Juves atë që jep”, ka deklaruar Higuain.

Higuain foli edhe për  Dybalan duke thënë  se ai po kthehet në formën e tij pas lëndimit duke u shfaqur i lumtur me golin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat